Marrëveshja e huas me SHBA-të, Berisha: E mbështesim, por kundërshtojmë procedurën e ndjekur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencë për media, nga ambientet e selisë blu këtë të enjte, 30 korrik. Ai u ndal tek çështja e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për huan lidhur me mbrojtjen. Më herët, kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se kjo marrëveshje do të dërgohet në Kushtetuese. Për këtë, Berisha sqaroi se opozita nuk kundërshton përmbajtjen e marrëveshjes, por procedurën e ndjekur për miratimin e saj, të cilën e cilësoi si antikushtetuese. “Dua të sqaroj opinionin. Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare. Edhe njëherë dua të qartësoj, absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për...
Burimi:
javanews.al