Marrëveshja 6 miliardë dollarë Shqipëri-SHBA/ Rama: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike
Një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit tonë e ka cilësuar kryeministri Edi Rama marrëveshjen 6 miliardë dollarë me SHBA për furnizimin me gaz të lëngshëm. Para nisjes drejt Yerevanit, Armeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama u shpreh në rrjetet sociale se Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm për një periudhë 20-vjeçare. Kreu i qeverisë shtoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it. “Ishte kjo një javë kur hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvullimin e qendrës energjetike të Vlorës dhe furnizimit me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në...
Burimi:
vizionplus.tv