Spahiu: Çështja e Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve

Spahiu: Çështja e Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve

Dërgimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut është mundësua e fundit për Erion Veliajn, thotë Kreshnik Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Një element thelbësor në këtë proces është shpejtësia e shqyrtimit, që edhe nëse do të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, mund të kalojë mandatin e tij si kryetar bashkie. Pikërisht kjo është pika kyçe që ndalet juristi, nëse masa e sigurisë do të ndryshohet para se gjykatat shqiptare të japin një vendim përfundimtar. Ai thekson edhe betejën që duhet të bëjnë avokatët e huaj në GJEDNJ: ta bindin gjykatën se çështja lidhet me të drejtat themelore, të drejtat e një zyrtari të zgjedhur dhe procesin demokratik. Duke marrë shkas nga precedentë të mëparshëm kur GJEDNJ i ka konsideruar jo proporcionale masat e arrestit...