Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit – Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas
Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së Stacionit Hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, një investim që është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Sipas njoftimit paraprak të fituesit, kontrata i është dhënë kompanisë Hastoçi sh.p.k., e cila ka paraqitur ofertën me vlerë 81 mln lekë pa TVSH, kundrejt një fondi limit prej rreth 91.6 mln lekësh. Në procedurën e prokurimit morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa katër prej tyre u skualifikuan për shkak të mospërmbushjes së kritereve të kualifikimit. Sipas dokumenteve të tenderit, ndërtimi i stacionit të Rinasit konsiderohet një element i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj pasagjerëve dhe krijimin e një infrastrukture moderne...
Burimi:
sot.com.al