Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur
Goditjet në zemër dhe ato në tru kanë pësuar rritje në këtë periudhë të nxehtë në Gjirokastër. Shefja e urgjencës Jona Leka thotë se shifrat në të dyja rastet kanë qenë pothuajse të njëjta dhe pacientet kanë marrë trajtim të menjëhershëm. Sigurisht që temperaturat e larta kanë pasur ndikim të madh, por Leka vendos theksin te kujdesi i vazhdueshëm që duhet treguar për shëndetin kryesisht nga ata që kanë hasur më parë problematika me zemren dhe trurin. “Grupmosha më e shpeshtë, e cila vërehet se preket nga këto lloj sëmundjesh, është ajo mbi 50 vjeç. Natyrisht, faktorët e riskut janë të shumtë, por të lidhur kryesisht me stilin e jetesës, trashëgiminë, temperaturat e larta të ambientit dhe me kontrollet shëndetësore, specifikisht kontrollet rutinë, të cilat nuk...
Burimi:
javanews.al