FOTOLAJM/ Protestuesit të pathyeshëm, “gdhendin” në bulevard kërkesën ndaj Ramës: Dorëheqje!
Edhe në mbrëmjen e 59-të të protestës, qytetarët që prej javësh janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama përcollën një mesazh të qartë dhe simbolik. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit shkruan me germa gjigante fjalën “RESIGN” (“Dorëheqje”), duke e kthyer atë në simbolin e kërkesës së tyre kryesore. Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme. Qytetarët theksojnë se, krahas largimit të qeverisë, kërkojnë edhe ngritjen e një qeverie tranzitore 12-mujore, e cila, sipas tyre, do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mesazhi i shkruar në bulevard u bë një nga momentet më simbolike të protestës së kësaj mbrëmjeje, duke përmbledhur në një...
Burimi:
sot.com.al