Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Në reagimin e policisë theksohet se biznesmeni Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga forcat e aviacionit francez. Biznesmeni Beqiraj do të dalë nesër para gjykatës ku do të vendoset për ekstradimin. Njoftimi: Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal...