“Marrëdhënia solide mes tyre u thye nga…”/ Salianji kërkon të garojë për kreun e PD, Lela: Diçka ka ndodhur

“Marrëdhënia solide mes tyre u thye nga…”/ Salianji kërkon të garojë për kreun e PD, Lela: Diçka ka ndodhur

Prej kohësh përplasja mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjin, ka indikuar që në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të kishte tensione. Por kandidatura e ish deputetit të PDSalianji, nuk është pranuar me arsyetimin se ky i fundit është përjashtuar nga PD, pas retorikës së përdorur nga Berisha se ky i fundit është vetëpërjashtuar pas takimeve të zhvilluar me demokratë në disa qarqe të vendit. Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në nje interviste televizive ka rrëfyer se marrëdhënia mes të dyve ka qenë shumë e mirë dhe solide, por se diçka duhet të ketë ndodhur që është thyer tashmë. “Për zotin Salianji nuk kam çfarë të them më shumë sesa zoti Berisha ka thënë. I...