Marjana Koçeku sfidë PS dhe Ramës: Nëse mendoni se nuk fitoj, ejani të shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Marjana Koçeku sfidë PS dhe Ramës: Nëse mendoni se nuk fitoj, ejani të shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Marjana Koçeku TIRANE- Dy ditë pasi deklaroi tërheqjen nga Partia Socialiste dhe rreshtimin si deputete e pavarur në Parlament, "Neomalësorja" Marjana Koçeku ka bërë sërish një reagim ku sfidon Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku deklaron se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetes sic ia kërkojnë kritikët, dhe thotë se nëse PS është e bindur për 83 mandatet që ka, atëherë le ta shpërndajë Parlamentin dhe të hyjë në zgjedhje të parakohshme.  Reagimi i plotë:  Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate,...