Marjana Koçeku flet për Bajrat dhe Ramën: Pas 3 ditësh i ktheva përgjigje, ja çfarë më tha…
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se me kryeministrin Edi Rama ka komunikuar vetëm tre ditë pasi bëri publik vendimin për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur. Sipas saj, zgjedhja për të mos komunikuar menjëherë me kreun e qeverisë ishte e qëllimshme, në mënyrë që vendimi i saj të mos ndikohej nga askush. “Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij”, u shpreh Koçeku. Ajo tha se...
Burimi:
syri.net