Mario Draghi merr “Karli i Madh”, në ceremoninë e ndarjes së çmimit të rëndësishëm edhe kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani teksa mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të Karlit të Madh. Kreu i qeverisë ndau disa momente nga ceremonia teksa çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të unionit monetar evropian. Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike. Çmimi i Karlit të Madh konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.
Burimi:
vizionplus.tv