Manjani për protestën: Ç’është ky muhabet absurd, dorëhiqu ti se do vij unë
Juristi Ylli Manjani ka shprehur skepticizëm ndaj pesë kërkesave të artikuluara nga organizatorët e protestës që po zhvillohet prej 26 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se ato nuk janë të mjaftueshme për të sjellë ndryshimin e thellë që pretendohet. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani deklaroi se transformimi i vendit nuk mund të arrihet thjesht duke zëvendësuar figura politike me persona jopolitikë. “Pesë kërkesat nuk mjaftojnë për atë Shqipëri të Re që kërkojnë këta. Shqipëria e Re kërkon një transformim total. Nuk mjafton të thuash: ‘Jep dorëheqjen ti, të vij unë’”, u shpreh Manjani. Juristi komentoi edhe qasjen revolucionare të disa grupeve protestuese, duke paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, sjell një revolucion i bazuar te kaosi. “Kur del një revolucion, qoftë...
Burimi:
ntv.al