Malltezi publikon pamjet e katastrofës nga Shkumbini: Krim pa ndëshkim nga Edi Rama dhe lolot që vjedhin bashkë me të

Malltezi publikon pamjet e katastrofës nga Shkumbini: Krim pa ndëshkim nga Edi Rama dhe lolot që vjedhin bashkë me të

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar publikisht ndërhyrjet në shtratin e lumit Shkumbin, duke publikuar pamjet që tregojnë shkatërrimin brutal të natyrës për interesa të ngushta ekonomike. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihen mjete të rënda duke punuar në zonën përgjatë lumit, ndërsa Malltezi e cilëson situatën një krim mjedisor që po ndodh nën heshtjen e institucioneve shtetërore. Sipas tij, ndërhyrjet po dëmtojnë rëndë ekosistemin dhe po ndryshojnë strukturën natyrore të lumit. “Krim mjedisor nga Edi Rama dhe pa ndëshkim nga lolot që vjedhin me të”, shkruan Malltezi, teksa drejton akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Theksohet se ndërhyrjet dhe dëmtimi i kësaj zone natyrore dhe ujore do të sjellë pasoja afatgjata për zonën dhe...