“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo varje në litar”, Rama: Duhet që sistemi të të mbrojë

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo varje në litar”, Rama: Duhet që sistemi të të mbrojë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus shërbimin publik për një Shqipëri europiane, u ndal te lufta kundër korrupsionit dhe reformat në administratë. Ai u shpreh se lufta kundër korrupsionit nuk është thjesht çështje ndëshkimi apo masa ekstreme, por ndërtim i një sistemi që e parandalon atë. Sipas Ramës, për herë të parë në Shqipëri po ndodh që sistemi po përballet realisht me korrupsionin, edhe pse kjo shpesh, sipas tij, nuk perceptohet kështu në publik. Ai shtoi se historikisht sistemet që janë mbështetur te ndëshkimi ekstrem kanë dështuar dhe se rruga e vetme është demokracia, balancimi i pushteteve dhe garantimi i të drejtave edhe për të akuzuarit. Sipas tij, ndërtimi i institucioneve kërkon kohë...