Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Nga Basir Çollaku Nga Amerika Latine, tonelata kokainë e miliarda dollarë drejt SHBA-së dhe Evropës. “Eksport”, ndërmjetësim, pastrim, investime, blerje, kompromentime e rekrutime zyrtarësh, rritje kontrolli në porte dhe aeroporte globale. Me Sinaloa në Meksikë, Gambino në USA, Ndranghetta në Itali, janë tregues të lidhjeve mafioze të një tjetër niveli, të bandave shqip të drogës nëpër botë. Nga Kili drejt Amerikës një ngarkesë 18 tonë e sekuestruar. Po nga ky vend, një prokuror do të pohonte pak ditë më parë, se krimi i organizuar shqiptar, në një vit kishte qarkulluar afro 18 miliardë euro. Në Ekuador zyrtarët e drejtësisë kanë përsëritur rrezikshmërinë e mafies shqiptare deri te blerja apo kanosja politike. Në Brazil Ervin Mata një arrestim i kërkuar si një ndër grosistët e “bananeve...
Burimi:
syri.net