Llixhat e Bënjës ‘thahen’! Ministrja Kumbaro ndan fotot e vaskave me ujë: Spekulime, boshatisja është pjesë e testimeve

Llixhat e Bënjës ‘thahen’! Ministrja Kumbaro ndan fotot e vaskave me ujë: Spekulime, boshatisja është pjesë e testimeve

Bënjë PËRMET-Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas raportimeve për llixhat e Bënjës në Përmet, ku punimet në kuadër të një projekti turistik në zonë kanë sjellë uljen e nivelit të ujërave termale. Kumbaro me një reagim në rrjete sociale ka publikuar imazhe nga vaskat termike të Bënjës ditën e sotme, të cilat shihen me ujë dhe pushues që po lahen në to. Ministrja i quan spekulime raportimet se uji është tharë, duke sqaruar se boshatisja e vaskave në Bënjë lidhet me procesin teknik të testimit të investimit që po realizohet në këtë zonë. Ajo thekson se boshatisja është e domosdoshme për rregullimin e prurjeve të ujit dhe nivelit të tyre. Kumbaro nënvizon se zona e ujërave termale të Bënjës është në proces rikualifikimi falë një...