LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor
Konferenca e Kryetarëve vendosi që Komisioni për Reformën Zgjedhore të shtyjë punën në nëntor. Ndërkaq, sot në Kuvend nuk do të jenë deputetët e PD-së, me argumentin se për sa kohë që kërkesat e qytetarëve nuk plotësohet, nuk mund të jenë në parlament. Me gjasë që edhe sot mund të ketë diskutime mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të partive të vogla. Sot do të votohen edhe projekt-rezolutat që u diskutuan dhe të hënën, për punën e një sërë institucionesh.
Burimi:
javanews.al