LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!
Protesta e qytetarëve kundër projektit të investimit në Zvërnec është kthyer në kryefjalë të debatit politik në Kuvend, ku mes përplasjeve të forta është kërkuar ngritja e një hetimi parlamentar dhe është hedhur poshtë kërkesa e opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë për injorim të protestuesve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për dorëheqje ose mocion me debat. Sipas tij, situata përbën “akt tradhtie dhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë”, ndërsa theksoi se protestuesit kanë zhvilluar prej ditësh tubime me flamuj dhe kërkesa për të drejtat e tyre. Berisha kërkoi gjithashtu ngritjen e një hetimi parlamentar, duke deklaruar se “zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet”, ndërsa paralajmëroi se ata që i injorojnë kërkesat do të përballen me reagim publik. “Të paraqitet...
Burimi:
javanews.al