“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

Shqipëria ka shënuar një moment historik me inaugurimin e fluturimit të parë transoqeanik Tiranë-Toronto. Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt pritet të nisë edhe linja direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ceremonisë në aeroportin e Rinasit, kreu i qeverisë deklaroi se ky objektiv strategjik është shumë afër finalizimit, madje shumë më herët nga sa mendohej pak vite më parë. “Shumë gjëra u thanë dhe nuk është e udhës që t’i përsëris për të zgjatur këtë takim, që ka një rëndësi të madhe për faktin se për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e hartës së fluturimeve transoqeanike, që deri dje mund të ishte një fantazi e shfrenuar dhe sot është realitet. Shqiptarët janë padiskutim të parët për dy gjëra: për mesazhe me...