“Ligji themeltar”, Gogu për Kodin e Ri Penal: Do të marrim kohën e duhur
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për procesin e hartimit të Kodit të Ri Penal, duke bërë të ditur se drafti është përgatitur nga grupi i ekspertëve dhe pritet të mbërrijë në Ministrinë e Drejtësisë për vijimin e procedurave të konsultimit. Gogu tha se legjislacioni penal shqiptar është në një proces përafrimi me standardet evropiane dhe se Kodi Penal, ashtu si Kodi i Procedurës Penale, kërkon një vëmendje të veçantë për shkak të rëndësisë që ka në sistemin ligjor. “Sa i përket Kodit Penal, legjislacioni ynë është në një proces përafrimi. Korpuset ligjore kanë nevojë për shumë vëmendje dhe Kodi Penal e ka marrë një të tillë. Grupi i ekspertëve ka hartuar një draft dhe ne presim që të vijë në Ministrinë e Drejtësisë...
Burimi:
vizionplus.tv