Ligji për zonat e mbrojtura/ Zhupa: Shfuqizojeni, pasuritë kombëtare lihen të pambrojtura!
Ligji për zonat e mbrojtura/ Zhupa: Shfuqizojeni, pasuritë kombëtare lihen të pambrojtura! Deputetja e PD, Ina Zhupa nga Kuvendi kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar në vitin 2024. Thirrja e ligjvënëses demokrate, vjen pas raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, i cili për herë të parë kërkon në mënyrë eksplicite shfuqizimin e këtij legjislacioni, duke e cilësuar atë si një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas saj, ligji i kontestuar lejon zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda territoreve që më parë ishin të mbrojtura, duke transferuar kompetenca thelbësore vendimmarrëse te Këshilli Kombëtar i Territorit. “Ligjin që ju keni miratuar në vitin 2024 tashmë realisht dhe në mënyrë...
Burimi:
sot.com.al