‘Letra e Metës zbardh të vërtetën për heshtjen e Ramës’, Vasili për çështjen e detit: KM u soll si zëdhënës i Greqisë

‘Letra e Metës zbardh të vërtetën për heshtjen e Ramës’, Vasili për çështjen e detit: KM u soll si zëdhënës i Greqisë

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar në rrjetet sociale duke rikthyer në vëmendje çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe debatin për zgjerimin e mundshëm të ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Presidenti i atëhershëm Ilir Meta i kishte dërguar më 31 gusht 2020 një letër zyrtare Ramës, ku kërkonte informacion mbi komunikimet me palën greke, qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe masat e ndërmarra ndaj këtij vendimi të Greqisë. Vasili thekson se Rama e ka mbështetur publikisht parimin e së drejtës së shteteve për zgjerim në 12 milje, nëse nuk cenohen interesat e vendeve të tjera, ndërsa sjell edhe qëndrime kritike të diplomatit Shaban Murati dhe profesorit Xhezair Zaganjori, të cilët kanë ngritur dyshime...