Lamallari pret në Tiranë homologun italian, fokus te siguria dhe integrimi europian
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim zyrtar në Tiranë, homologun e tij italian, Matteo Piantedosi, në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi lidhje historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore, si dhe riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.Lamallari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të Romës në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, uniteti dhe solidariteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit mbeten thelbësore për garantimin e...
Burimi:
javanews.al