Lamallari mohon zërat për dorëheqje: Nuk merrem me portalet, merrem me punën

Lamallari mohon zërat për dorëheqje: Nuk merrem me portalet, merrem me punën

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, hodhi poshtë zërat e publikuar në disa portale që pretendonin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga detyra. Gjatë një vizite në Berat, ku mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë, Lamallari u pyet nga gazetarët për këto pretendime, por u përgjigj shkurt, duke theksuar se është i fokusuar te puna. “Unë nuk merrem me portalet, unë merrem vetëm me punë konkrete. Ky takim ku jemi sot është pjesë e punës së qeverisë shqiptare, ku edhe unë bëj pjesë”, deklaroi ministri. I shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Lamallari inspektoi godinën e re të Policisë në Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë...