Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e sotme me deputetin e PD-së, Klevis Balliu nuk ka kursyer as ironitë ndaj demokratit. Lamallari i tha Balliut se është delirant, se pasi u quajt “bukurosh” del dhe thotë që ka dhe zemrën e bukur. Referuar një deklarate të demokratit, që tha se opozita ka zemrën dhe shpirtin e bukur. Ministri i tha se qytetarët mund ta vërtetojnë shumë lehtë se kush mashtron, Balliu apo Europa. “Të jesh delirant se të thonë bukurosh dhe pastaj të dalësh dhe të thuash që ke dhe zemrën e shpirtin e bukur vetëm t’i mund ta bësh. Qytetarët shqiptarë mund ta vërtetojnë se kush gënjen, Europa apo Klevis Balliu”, tha Lamallari.