“Ky është barbarizëm verbal”/ Deklaratat e ministres serbe, reagon Elisa Spiropali: Zoti e ruajt këtë monstër…

“Ky është barbarizëm verbal”/ Deklaratat e ministres serbe, reagon Elisa Spiropali: Zoti e ruajt këtë monstër…

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar ndaj deklaratave tronditëse të një ministreje në Serbi, se Millosheviç duhet të kishte spastruar etnikisht Kosovën që në 1998. Përmes një reagimi publik, Spiropali shprehet se është e pabesueshme që një përfaqësuese e një shteti që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar”. Sipas saj, kush justifikon apo shpreh keqardhje që krimet nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të konsiderohet partner i vlerave europiane dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike, institucionale dhe mbi të gjitha njerëzore. Spiropali nënvizon se liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por u fitua me gjak, ndërsa kujtesa për viktimat duhet të mbetet një nga shtyllat...