Kuvendi rrethohet me gardh metalik dhe forca policie
Pas pak pritet që Kuvendi të nisë seancën plenare, por godina e parlamentit tashmë është rrethuar nga gardhi metalik dhe forca të shumta policie, për shkak të protestës së paralajmëruar. Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.”
Burimi:
ntv.al