Kuvendi nuk mbyllet sot, seanca e papritur e 30 korrikut rikthen deputetët në sallë, PS “porosi” socialistëve për të…
Seanca plenare e kësaj të enjteje (e sotme) nuk do të shënojë përfundimin e sesionit parlamentar, pasi Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik në një seancë të papritur, zhvillim që ka nxitur spekulime të forta për lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar. Edhe pse 23 korriku ishte parashikuar të ishte seanca e fundit e këtij sesioni, me mbi 30 pika në rendin e ditës, deputetët e Partisë Socialiste kishin marrë më herët udhëzimin për të mos u larguar nga Tirana. Burime politike bëjnë me dije se Konferenca e Kryetarëve do të thërrasë Kuvendin sërish më 30 korrik, me vetëm dy projektligje në rend dite: atë për arkivat dhe projektligjin për të drejtën e autorit. Megjithatë, brenda mazhorancës po qarkullon bindja se këto dy...
Burimi:
sot.com.al