Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor: Nga gjobat deri te heqja përfundimisht e patentës (VOTIMI)

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor: Nga gjobat deri te heqja përfundimisht e patentës (VOTIMI)

kuvendi TIRANË- Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 84 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të propozuara nga shumica socialiste, pa vota kundër dhe pa abstenim. Amendamentet e miratuara sjellin ashpërsim të masave për shkeljet e përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Një fokus i veçantë i paketës është vendosur te drejtuesit e rinj dhe ata që ngasin automjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas rregullave të reja, shoferëve që rezultojnë përsëritës duke drejtuar mjetin me mbi 0.5 g/l alkool në gjak, mund t’u hiqet leja e drejtimit në mënyrë të përhershme./ZËRI