Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, i ftuar në nje interviste televizive, ka ndarë të tjera detaje dhe prapaskena mjaft interesante përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke u ndalur te synimet e Sali Berishës dhe ndryshimet në strukturën drejtuese të partisë. Kalaja theksoi se fokusi kryesor i demokratëve duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa zbuloi se në kupolën e re të PD-së pritet të ketë ndryshime sa i përket figurave kryesore, duke përfshirë emërimin e një gruaje në postin e nënkryetares. Sipas kreut të degës së Krujës, debati i brendshëm për lidershipin ka përfunduar dhe tashmë e gjithë energjia duhet orientuar drejt rrëzimit të qeverisë dhe jo drejt ruajtjes së karriges së tij brenda selisë blu....
Burimi:
sot.com.al