Kuvendi i PD-së voton Këshillin Kombëtar, lista e kandidatëve mbetet mister

Kuvendi i PD-së voton Këshillin Kombëtar, lista e kandidatëve mbetet mister

Nesër do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Delegatët janë ftuar të votojnë për ndryshimet në statut si dhe Këshillin e ri, por për këtë të fundit lista e kandidatëve mbetet ende mister, pasi selia blu nuk i ka bërë publike zyrtarisht emrat. Nesër në orën 10:00 Partia Demokratike do të mbajë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. 2, janë momentet kryesore të Kuvendit: Ndryshime statutore, që kufizojnë rolin e primareve në hartimin e listave të kandidatëve duke shtuar një komision nga partia që bën filtrimin e propozimeve dhe që rrisin kuotat për gratë e diasporën. Po ashtu, delegatët do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Por, ndryshe nga tradita e mëhershme kur lista, atribut i kryetarit, publikohej të paktën 48 orë para...