“Kushtetuesja, notere e qeverisë”, Berisha akuzon gjyqtarët se nuk shqyrtojnë masën e tij të sigurisë

“Kushtetuesja, notere e qeverisë”, Berisha akuzon gjyqtarët se nuk shqyrtojnë masën e tij të sigurisë

Lideri demokrat  Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK, hodhi akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij qëllimisht nuk ka marrë në shqyrtim masën e tij të sigurisë. “Sa kohë që e kam dërguar, thoni ju? E kam dërguar para 10 muajve. Ajo gjykatë që është notere e turpshme e akteve kriminale të qeverisë shqiptare, ajo gjykatë që shqyrton brenda një muaji kërkesën e Lubi Ballukut, që shqyrton brenda dy muajve kërkesën e Erion Veliajt, që ka detyrim ligjor që masat e sigurisë t’i shqyrtojë në afat maksimumi tremujor, shtyn shqyrtimin e kërkesës time për në tetor. Domethënë shtyn me pothuajse 11 muaj, tre herë afati ligjor”, tha Berisha. Nga ana tjetër ai komentoi thirrjen si dëshmitar të ish-presidentit, Bamir Topi në procesin Partizani dhe të...