Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i shkollës profesionale ‘Pavarësia’

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i shkollës profesionale ‘Pavarësia’

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu inspektoi nga afër rikonstruksionin e plotë të konviktit në shkollën profesionale “Pavarësia”, në Vlorë, i cili tashmë u ofron studentëve që jetojnë aty kushte bashkëkohore me standarde europiane. Si pjesë e investimeve të qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rikonstruksionit të plotë i është nënshtruar edhe shkolla profesionale, ku për sezonin 2025-2026 kjo shkollë së bashku me atë tregtare kanë rreth 800 studentë të regjistruar. “Shkolla “Pavarësia’ së bashku me Shkollën Tregtare kanë diku 800 studentë të regjistruar për vitin akademik 2025-2026 ndërkohë që konviktin e shfrytëzojnë rreth 100 nxënës. Paralelisht me mbarimin e konviktit është në rikonstruksion edhe shkolla “Pavarësia” dhe gjithë territori përreth do sistemohet për të krijuar një korpus të shkollës profesionale, konviktit dhe praktikës. Ne po punojmë për...