Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë
Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë Ka qytete ku krimi lind nga varfëria. Por ka dhe qytete ku krimi ushqehet nga paratë. Dhe atëherë bëhet edhe më i rrezikshëm, më i ashpër. Saranda duket si një parajsë turistike. Deti, resortet, hotelet luksoze, lokalet që mbushen çdo verë me mijëra turistë dhe miliona euro që qarkullojnë në pak muaj. Një vend perfekt edhe për të pastruar milionat e krimit të organizuar. Por pikërisht aty ku qarkullojnë shumë para, të ligjshme e të paligjshme, lind edhe lufta për kontroll. Prej vitesh, në jug të Shqipërisë janë shtuar konfliktet për prona bregdetare, shfrytëzimin e bizneseve turistike, investimet informale dhe zonat e influencës. Një pjesë e këtyre përplasjeve nuk mbyllen aty për aty, por...
Burimi:
sot.com.al