“Kur u futa unë dhe Ulsiu në parti, na shihnin shtrembër”/ Rama nga Dibra: Qeveria e Nanos nuk la gjë pa bërë për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës
“Kthehemi sot këtu në Dibër në këtë pallat sporti, pasi kemi pasur 2 takime të paharrueshme, njërin përpara zgjedhjeve dhe tjetrin pas. Më kujtohet ai para zgjedhjeve, se me siguri nuk e keni harruar, u bë një takim shumë popullor dhe i përfolur në të gjitha pasqyrat mediatike për punën e çyrykëve. Edhe unë nuk e kisha pritur që gjithë çyrykët do të hidheshin përpjetë duke thënë: ‘Ne jemi burra’. Burrat e mençur shkuan pas grave dhe Dibra nxori nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë. Ai ka qenë një moment i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, me të cilën për një sërë arsyesh unë ndihem shumë i lidhur dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet edhe me shpejtësinë...
Burimi:
top-channel.tv