“Kur të vini në Shqipëri do marrim ‘hak’”, Rama pritet nga kryeministrja e Japonisë: Ju ftoj në samitin e NATO-s, jeni si Margaret Thatcher

“Kur të vini në Shqipëri do marrim ‘hak’”, Rama pritet nga kryeministrja e Japonisë: Ju ftoj në samitin e NATO-s, jeni si Margaret Thatcher

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar në Japoni me homologen Sanae Takaichi, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen e Shqipërisë për strategjinë Indo-Paqësore. Gjatë fjalës së tij, Rama ftoi kryeministren japoneze të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë. “Së pari më lejoni që t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, të cilën nuk do ta harroj dhe gjithashtu kam dëshirë të them që kam pasur mundësinë që të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotme është vërtetë e veçantë. Nga ana tjetër, dëshiroj të them që kjo është vizita ime e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe me shumë kënaqësi, ne presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje. Marrëdhënia Japoni-Shqipëri...