“Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival”, Baçi: Ambasadori i ri i SHBA do mbrojë SPAK-un nga…

“Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival”, Baçi: Ambasadori i ri i SHBA do mbrojë SPAK-un nga…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, deklaroi në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN se mungesa e kandidatëve përballë Sali Berisha në garën për drejtimin e PD-së është “mëse normale”, duke e cilësuar Berishën si lider “historik” dhe “të pakonkurrueshëm”. Deputeti demokrat shtoi se, sipas tij, brenda strukturave të PD-së nuk ka figura që mund të rivalizojnë Berishën. “Voton gjithë anëtarësia për zgjedhjen e kryetarit, kështu që opsionet janë aty, për të votuar po ose jo, dhe nuk pengon askush anëtarësinë për të shprehur vullnetin e tyre. Mos patja e një kandidati në garë është normal, unë e quaj mëse normal, kur garon Sali Berisha, lideri historik, i pakontestueshëm, i pakonkurrueshëm, për mendimin tim, nuk gjendej asnjë për të dalë. Të gjithë...