Kundër reformës territoriale, Teliti tregon prapaskenat: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal

Kundër reformës territoriale, Teliti tregon prapaskenat: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar lidhur me diskutimet për reformën e re territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste se synon të përdorë këtë proces për interesa elektorale dhe jo për zhvillimin e pushtetit vendor. Përmes një reagimi publik, Teliti deklaron se reforma territoriale duhet të ketë si mision kryesor zhvillimin lokal dhe jo, sipas tij, “vizatimin e hartave të reja elektorale”. Ai shprehet se ka qenë i angazhuar në këtë proces që nga fillimi dhe vlerëson se ndarja territoriale e vitit 2014 dëmtoi ekonomitë lokale dhe kontribuoi në shpopullimin e shumë zonave të vendit. Sipas Telitit, qeveria po tenton të shkrijë edhe 15 bashki të tjera, duke përmendur si shembuj Prrenjasin, Memaliajn dhe Belshin, ndërsa argumenton se kjo nuk bëhet për...