Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015
Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi nga Korça se Ministria e Arsimit po punon për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë të vitit 2015, një proces që ka nisur pas konsultimeve me universitetet publike dhe jopublike në të gjithë vendin. Gjatë takimit me drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli”, ministrja theksoi se vizitat në universitete janë pjesë e analizës së vitit akademik, por edhe e konsultimeve për ndryshimet që pritet t’i bëhen ligjit ekzistues. “Është pjesë e kalendarit tim të lëvizjeve në sektor, në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga një universitet në tjetrin, sepse mbyllëm një vit akademik dhe analizat bëhen aty ku zhvillohet jeta universitare. Jam në komunikim të vazhdueshëm me rektorë e pedagogë, por edhe sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm,...
Burimi:
javanews.al