Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali një ditë më parë I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë një aksion vetëpastrimi në radhët e Partisë Socialiste dhe të largojë nga kjo forcë personat që ajo i quajti si “smerçi”, “ndryshku” apo ‘pehlivanllëqe”. Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”. “Elisa Spiropali, kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është...