Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për Këshillin Kombëtar

Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për Këshillin Kombëtar

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, ku nuk munguan diskutimet, kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar unanimisht ndryshimet në statut. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ndryshimet statutore kanë marrë dakordësinë e plotë të Kryesisë, ndërsa është miratuar edhe lista e propozuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për emrat e rinj të Këshillit Kombëtar. Megjithatë, publikimi zyrtar i listës është shtyrë për ditën e nesërme. Sipas burimeve të gazetarit Anesti Barjamemaj, vendimi është marrë për shkak se pritet të ketë ndryshime në disa prej emrave të propozuar, përpara se lista të bëhet publike. Mbledhja e Kryesisë vjen në një moment të rëndësishëm për demokratët, pas procesit për rizgjedhjen e kryetarit dhe debatit të brendshëm për reformimin e strukturave të partisë.