‘Kryengritje paqësore më 8 maj’, Berisha thirrje për mobilizim kundër Ramës: Qeveria e tij pa legjitimitet
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i saj, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe bëri thirrje për mobilizim total të opozitës. Ai e cilësoi 8 majin si një moment vendimtar për reagimin qytetar kundër qeverisjes së Edi Rama. Berisha theksoi se, kjo është një përballje e drejtpërdrejtë me atë që opozita e konsideron një pushtet të paligjshëm. Berisha u kërkoi deputetëve që çdo minutë t’ia kushtojnë përgatitjes së një kryengritjeje paqësore. Fjala e tij: Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi...
Burimi:
sot.com.al