“Kryengritja më e fuqishme që ka njohur vendi”/ Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike. “Me 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore. Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij.Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”-tha Berisha.
Burimi:
javanews.al