Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar urime për ditëlindje, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Për këtë arsye, ai ka zgjedhur të shprehë publikisht mirënjohjen e tij. “FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkruan ai. Në të njëjtin mesazh, kryeministri ka ironizuar edhe komentet negative që shoqërojnë shpesh postimet e tij, duke shtuar se edhe kritikat dhe sharjet janë të pritshme në hapësirën publike. “Faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë...