Kryeministri kërkoi “besën”, ish-zv.ministri socialist “shpërthen” ndaj Ramës: Theu besimin e shqiptarëve

Kryeministri kërkoi “besën”, ish-zv.ministri socialist “shpërthen” ndaj Ramës: Theu besimin e shqiptarëve

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Në reagimin e tij, Isaraj shprehet se çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi besimin, të cilin e cilëson si një kapital moral të pazëvendësueshëm. Sipas ish-zv.ministrit socialist, besimi nuk fitohet me fjalë, por ndërtohet me karakter, ndershmëri dhe përgjegjësi, ndërsa gënjeshtra mund të sjellë përfitime të përkohshme, por dëmton marrëdhëniet njerëzore dhe integritetin moral. Isaraj thekson se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë etike thelbësore. “Vetëm mbi themelin e së vërtetës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme, institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë....