Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

Gjatë seancës që po zhvillohet në GJKKO, Monika Kryemadhi ka kundërshtuar përdorimin si provë të të dhënave të nxjerra nga telefoni i sekuestruar gjatë hetimeve. Kryemadhi tha se më herët kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe sendeve të sekuestruara, por kërkesa ishte rrëzuar si nga GJKKO, ashtu edhe nga Apeli, me argumentin se telefoni nuk ishte në pronësi të saj. “Doja ta nisja me një kërkesë paraprake për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të telefonit. Kam bërë kërkesë për kthimin e sendeve dhe të telefonit, por ajo është rrëzuar. Gjyqtari e ka rrëzuar me argumentin se telefoni nuk është i imi. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Apeli. Edhe Prokuroria pretendonte se telefoni nuk ishte i imi, pasi u gjet në banesën e Fatime...