Kryebashkiaku Veliaj kundërshtoi arrestin me burg/ Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot me vendim

Kryebashkiaku Veliaj kundërshtoi arrestin me burg/ Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot me vendim

Gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur sot për të dalë me vendim mbi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për të shpallur të paligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” e dhënë nga GJKKO më 9 shkurt 2025. Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt u mbajt më 20 Maj ndërsa gjyqtarët kërkuan kohë për të dalë me një vendim përfundimtar. I pari i Tiranës thotë se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i zgjedhur i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Ndër të tjera, Veliaj tha se se gjykatat kanë dështuar të analizojnë kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të...