Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar publikisht projektligjin e Reformës së re Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Libohovë me Bashkinë Gjirokastër. Ai u ka bërë apel deputetëve të qarkut që të mos mbështesin nismën në Kuvend, duke e cilësuar mbrojtjen e Libohovës si një detyrim ndaj qytetarëve. Sipas draftit të paraqitur nga mazhoranca, Libohova është një nga 15 bashkitë që rrezikojnë të humbasin statusin e tyre dhe të kthehen në njësi administrative. REAGIMI I PLOTE: Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni, Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju. Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen...