Kreu i PD-së bëri thirrje për mbështetjen e protestës, të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”
Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë nisur të zhurmojnë. Një nga folëset, e cila po mbante fjalën me megafon, u ka bërë thirrje të rinjve të mos ndërhyjnë në thirrjet e tyre. Të rinjtë e FRPD-së ishin ata që nisin marshimin të parët nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e qytetarëve. Ndërkohë, paraditen e sotme, vetë kreu i PD-së u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në protestë, por pa simbolet e PD-së. Dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së...
Burimi:
top-channel.tv