“Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”, SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin

“Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”, SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin

Pas disa seancave të shtyra, Prokuroria e Posaçme jep sot konkluzionet përfundimtare për çështjen e Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, pjesë e ndara nga dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se disa burime financiare të deklaruara nga të pandehurit nuk janë provuar me dokumentacion, mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas SPAK “Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruar nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu 310 mijë euro të pajustifikuara. Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit nga organi i akuzës. Po ashtu, personat e pyetur...